15:45 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / A. M.

Selako-viçi gënjen – Vjosa e gozhdon !

Presidentja jonë ia shkundi pendlat piunit të Aleksit… I tregoi botës se çfarë krime makabre bënë hordhitë e Millosheviçit.

May be an image of 1 person and standing

———

Nga Agim Muhaxheri

Sërish, edhe kësaj radhe, në seancën e KS të OKB-së në Ist River, Nju Jork, Serbia armike shkarravitet në amfiteatër.

Piuni i Aleksit (Vuçiqit), ministri i Jashtëm, Nikolla Selako-viçi, gënjen në hava.

Presidentja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, këtij tipi ia shkundi pendlat, si pulës….

Ia dha nokautin klasik.

I gjori Selakoviç e vazhdoi vjershën e tij… Hashim Thaçin e Kadri Veselin i quante terroristë, “kasapa të Ballkanit”. Shtetit tonë i jepte prapashtesën “Metohi”. Foli ai për protestat e të vetëve matanë lumit Ibër, për rastin e targave… Tregoi dy fotografi të “pacientit”, njëfar Sreçkos, të cilin e paska rrahur policia jonë, specialcat…

Presidentja ia ktheu:

Ti po gënjen. Nuk ka dëshmi që këtë Streçkon ta ketë rrahur policia…

… Nuk keni dëshmi as për sulmet ndaj kishave e manastireve… NATO këto akuza tuaja i përgënjeshtron… Po citoj burimet e NATO-s: “Në 10 vitet e kaluara nuk ka pasur asnjë dëmtim të kishave…”, tha ajo.

Vjosa me një anglishte të artikuluar fliste për krimet makabre, krimet e luftës, që i bënë hordhitë e Millosheviqit. Ajo mbante në dorë një fotografi me emrat e viktimave… Serbët i ekzekutuan 54 anëtarët e familjes së Lirije Muçollit, ndër ta edhe fëmijë, të cilëve ua futën flakën. Emri Lirije në anglishte do të thotë – Freedom ! – shtoi presidentja.

Mëtej, presidentja e zuri në gojë ish- deputetin dhe ministrin e pushtetit lokal të Kosovës, Ivan Todosijeviçin, i dënuar për “nxitje të urrejtjes nacionale…”, mohimin e masakrës në Reçak…

Kryesuesi i seancës, keniasi ndërhyri në të ashtuquajturën polemikën ‘inter partes” duke dhënë replika.

Edhe në replikën e saj Vjosa e bombardoi çinovnikun e Aleksit, Selako- viçin… I tha:

Këndelluni… Ju edhe kryeministrin tuaj, Zoran Gjingjiqin e keni vrarë…