Selim Pacolli gati për dimër, ngrohet pranë oxhakut
Temperaturat tashmë kanë rënë, ndërsa po ofron stina e dimrit.
Derisa në vendin tonë qytetarët kanë filluar të përgatiten për të ftohtit duke u furnizuar me drunjë, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka nis veçse të ngrohet pranë oxhakut, shkruan Indeksonline.
Pacolli ka postuar mëngjesin e kësaj të diele një fotografi në llogarinë e tij Facebook, ku shihet duke pirë kafenë e mëngjesit pranë oxhakut të ndezur e ku shkruan:
“Koha e ndezjes së oxhakut po vjen… Të dielë të mbarë”./Indeksonline/