10:23 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Selimi: Kishim pritje më të mëdha për Ushtrinë e Kosovës

Ka nisur mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku edhe pritet të miratohet projekt-ligji për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Rexhep Selimi nga VV, ka thënë se pritjet e tyre kanë qenë më të madha se sa këto tre projektligje.

Sipas tij, nëse gjatë dy leximeve nuk punojnë ateherë nuk do ta kenë arritur qëllimin.

“Pritjet tona kanë qenë më të mëdha se sa këto tre projektligje. Ne do të t’i mbështesim por pritjet tona kanë qenë më të mëdha për ushtrinë e Kosovës. Por, nëse gjatë dy leximeve nuk punojmë atëherë druaj se nuk e kemi arritur qëllimin. Me këto dy projektligje duhet të punohet më shumë.”, ka thënë ai gjatë kësaj mbledhje.

Selimi ka kërkuar që të punohet më shumë në këtë drejtim. /Indeksonline/