21:26 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Selimi përkujton organizimin e ligjëratave për njohuritë bazike ushtarake

Është shënuar 26 vjetori i organizmit të ligjëratave për njohuritë bazike ushtarake, ligjerues të së cilave në atë kohë ishin profesorët e Mbrojtjes, Ibish Raci dhe Binak Gashi.

Në shënjimin e këtij përvjetori mori pjesë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i cili tha se në mesin e atyre që ndoqën këto ligjërata periodike ushtarake ishin edhe dy dëshmorët e atdheut Mujë Krasniqi e Skënder Rexhepi si dhe luftëtarë tjerë me përgjegjësi të mëvonshme në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“24 Tetor! Në Këpuz të Klinës, aty ku në vitin 1992 u organizuan ligjerata per njohurite bazike ushtarake nën ligjerimet e Profesorit të Mbrojtjes Ibish Raci dhe Binak Gashi.

Në mesin e tonë që i ndoqem keto ligjerata periodike ushtarake mbi luftërat dhe taktikat luftarake ishin edhe dy dëshmorët e atdheut Mujë Krasniqi e Skënder Rexhepi si dhe luftëtarë tjerë me përgjegjësi të mëvonshme në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Jo rastësisht në atë kohë ishte zgjedhur Shkolla Azem Bejta e fshatit Këpuz, fshat i cili është shquar gjithëmone për bujari, besnikëri dhe trimëri”, ka thënë Selimi./Indeksonline/