Selin ndan një tjetër moment me Gimbo, ndan mesazhin e veçantë
Fituesja e edicionit të pestë të “BBVA”, Selin Bollati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një selfie ku shihet së bashku me Gimbo, ndërsa ai e puth në faqe, shkruan Indeksonline.
Krahas fotos, Bollati ka shkruar mesazhin: “Vazhdojmë, Selimbo the Explorer”, duke shoqëruar postimin me një dedikim që ka ngjallur reagime dhe komente nga ndjekësit.
Postimi është pritur me interes nga fansat, të cilët kanë komentuar për afërsinë dhe momentin e ndarë nga dyshja./Indeksonline/


