07:22 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës

Administrata Tatimore e Kosovës sot do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës, me qëllim që të informohen për mënyrën e aplikimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së, për shërbimet e blera jashtë Kosovës, si dhe aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbimet në lëmin e ndërtimit, brenda vendit.

Temat e lartshënuara do të prezantohen edhe me shembuj praktik, gjegjësisht mënyrën e deklarimit të ngarkesës së kundërt në deklaratën e TVSH-së, Librin e Blerjes dhe në Librin e Shitjes.