11:17 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Sëmundja e pazakonshme e vogëlushes, ha gjithçka që sheh përpara, madje edhe bisht mace

Në botë ekzistojnë njerëz me sëmundje nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet që mund ti merrni me mend.

Por, a keni dëgjuar për sëmundjen e cila ua pamundëson njerëzve të han ushqim të dedikuar për ta, por gjithçka tjetër, transmeton Indeksonline.

Vogëlushja Ruby Smith ka futur në hall tërë familjen e saj, e cila nuk po guxon ta lë të vetme për asnjë minutë.

Vajza që vuan nga një sëmundje e pashërueshme ha gjithçka që i del përpara, pos ushqimit për njerëz.

Ai është kapur nga prindërit duke ngrënë qoshin e shtratit prej druri, bari, zhavorr, e madje edhe bishtin e maces së familjes.

Prindërit thonë se nuk guxojnë ta lënë atë të vetme për asnjë minutë, sepse kur i vije dëshira, ajo ha flokët, mbeturinat dhe papastërtitë që gjen kudo. /Indeksonline/