18:02 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Senatori amerikan, Johnson sugjeron Serbinë të përqendrohet në të ardhmen

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka zhvilluar sot një takim me senatorin amerikan, Ron Johnson në Beograd.

Me këtë rast, Johnson ka sugjeruar serbët që e kaluara të lihej e kaluar, të mos harrohej por të falet dhe të gjithë të përqendrohen në të ardhmen.

Gjithashtu senatori amerikan ka shprehur interesin e SHBA-së, për të ndihmuar Serbinë të gjejë një zgjidhje afatgjate në marrëdhëniet me Kosovën./Indeksonline/