Senzacion në atletikë, “Bolt-i i ri” po vjen
Një emër i ri po trondit botën e atletikës dhe po konsiderohet si pasardhësi i denjë i Usain Bolt.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin australian Gout Gout, i cili me paraqitjet e tij të fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, shkruan IndeksOnline.
Gout është me origjinë nga Sudani i Jugut, ku po shkëlqen në garat e sprintit, duke regjistruar kohë mbresëlënëse për moshën e tij dhe duke thyer rekorde në nivele të ndryshme.
Shpejtësia, stili i vrapimit dhe dominimi i tij kanë bërë që të krahasohet me legjenden e atletikës, Usain Bolt.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, Gout Gout pritet të jetë një nga emrat më të mëdhenj të atletikës botërore në vitet që vijnë./IndeksOnline/

