20:17 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Serbët bllokojnë rrugën Mitrovicë – Bërnjak

Nga pra 17:00 rreth 200 serbë e kanë bllokuar sot rrugën Mitrovicë – Bërnjak. Ata kanë vendosur dy kamionë në mes të rrugës për qarkullim në Zubin Potok.

Lajmin e kanë konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Sipas tij, gjatë orëve të mbrëmjes, numri i protestuesve është duke u reduktuar.

Indeksonline ka siguruar fotografi nga protesta e serbëve në atë pjesë, të cilët janë mbledhur tash e katër orë.

Protesta e serbëve zhvillohet në ditën kur Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi liqenin e Ujmanit dhe pikën kufitare Bernjak.

Po ashtu protestuesit kanë deklaruar se rruga është bllokuar edhe për të ndalur qarkullimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri. /Indeksonline

 

 

Temat: