13:15 / E Premte, 02 Qershor 2023 / mp

Serbët e Graçanicës dhe Shtërpces në protestë solidarizohen me serbët e veriut

Qytetarë nga Komuna e Graçanicës dhe Shtërpces, sot kanë organizuar protesta në mbështetje të popullit serb në veri të Kosovës.

Me pankarta “Graçanica është me vëllezër dhe motra të veriut”, “Graçanica shtëpia e serbëve të veriut”, kanë mbajtur një tubim në qendër të kësaj komune. Protesta ishte e qetë dhe nuk raportohet të ketë pasur ndonjë incident.