08:42 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Serbët e Malit të Zi mbledhin 30.000 nënshkrime kundër Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi, Momcilo Vuksanoviq ka deklaruar se janë mbledhur rreth 30.000 nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e shtetit të Kosovës.

“Po shpresojmë se së shpejti do ta arrijmë cakun që kemi caktuar”, deklaroi ai për mediet malazeze.

Pas një mbledhje që kishte me iniciativë të Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi e ku u diskutua edhe për tema të tjera me interes të serbëve nga Mali i Zi, lideri i serbëve u shpreh i bindur se një gjë e tillë pritet të realizohet edhe zyrtarisht. /Indeksonline/