09:37 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Serbët i gëzohen deklaratës së Thaçit për taksën: Lajm i mrekullueshëm për Pashkët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për  Washington Post ka përmendur mundësinë që të shfuqizoj vendimin për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë.

Kjo deklaratë i ka gëzuar shumë serbët, të cilët e kanë mirëpritur këtë paralajmërim të Thaçit, transmeton Indeksonline.

 “Lajm i mrekullueshëm për Pashkët Ortodokse”, Thaçi ka premtuar heqjen e taksës për mallrat serbe”, shkruan portali serb “Alo”.

Kujtojmë se mbrëmë Thaçi tha se Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë. /Indeksonline/