18:50 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Serbët mblidhen tek ura e Ibrit, nën tingujt e alarmit për situata të jashtëzakonshme

Menjëherë pas arrestimit të drejtori të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq dhe sjelljes së tij në Prishtinë shumë qytetarë serbë janë mbledhur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Personat në fjalë janë duke qëndruar në pjesën veriore të urës së Ibrit, nën tingujt e alarmit për situata të jashtëzakonshme, transmeton Indeksonline.

Ky alarm është lëshuar që nga  momenti i arrestimit të Gjuriq, në Mitrovicën Veriore.

Ndryshe situatat në pjesën jugore aktualisht është e qetë, përderisa njësitet policore janë prezent.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicën Veriore pasi kishte hyrë në Kosovë pa marrë leje nga autoritete kosovare./Indeksonline/