19:13 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Serbët tregojnë at që kanë në zemër edhe në ndeshjen me Liverpoolin

Po zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes të Zvezdës dhe Liverpoolit.

Tifozët serb me të filluar ndeshja kanë kënduar kore kundër skuadrës angleze, shkruan Indeksonline.

Ata iu drejtuan me fjalë fyese kundërshtarëve të tyre. “F*** You Liverpool” ishte thirrja që tifozët serb iu drejtonin për finalistët e sezonit të fundit.

Kjo tregon edhe njëherë nivelin e ulët dhe urrejtjen që kanë fqinjët tanë verior. /IndeksOnline/