10:34 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Serbët u tensionuan në mbledhjen e Interpolit, pas kësaj kërkese të SHBA-së, Britanisë dhe Turqisë për Kosovën

Beogradi zyrtar ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, pasi ky i fundit kërkoi 20 minuta pauzë për votimin e raundit të dytë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Interpol.

Ndonëse nuk mori shumicën e votave, shteti ynë u përkrahë fuqishëm nga Amerika, Britania e Madhe dhe Turqia, transmeton Indeksonline

“Ishte e panevojshme dhe jo procedurale vonesa prej 20 minutash për votimin në raundin e dytë. Pauzë është e vendosur me qëllim që delegacioni i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Turqisë të bëjnë presion mbi shtetet që të votojnë pro Kosovë”, shkruan gazeta serbe, Novosti”.

Ishte pikërisht ministri, Nebojsha Stefanoviç që kundërshtoi ashpër vendimin e Asamblesë.

Ndryshe, në raundin e dytë të votimit, Kosova ka marrë 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime, nga 135 total. Me gjithë përpjekjet e mëdha të diplomatëve kosovar, vendi ynë nuk ia ka arritur të anëtarësohët në këtë organizatë ndërkombëtare.

Për t’u anëtare në INTERPOL, Kosova kishte aplikuar tre herë, fillimisht në vitin 2010, më pas në vitin 2015 si dhe në vitin 2017. /Indeksonline/