10:38 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Serbia do të kërkojë mbrojtje të pakufishme për manastire

Në negociata me Kosovën mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse, Beogradi do të insistojë për pozitë të posaçëm të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Kërkesa për trajtim special do të përfshijë 44 faltore dhe monumente serbe, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Në mes të kërkesave kyçe të Beogradit gjatë bisedimeve mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të gjendet edhe pozita e pranuar e KOS në Kosovë, si dhe të mbahet regjimi juridik i mbrojtjes për kohë të pacaktuar për 44 objekte të cilat paraqesin zonat speciale të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe.

Do të kërkohet që në mbrojtje speciale të trashëgimisë serbe të hyjnë edhe manastiri i Deçanit, Graçanicës dhe Patrikana e Pejës, të cilët janë nën mbrojtje të UNESCO-s, por edhe faltoret tjera siç janë kisha në Gjilan, Shtërpcë, Skenderaj, Klinë, Rahovec…., si dhe ura mesjetare e Vojinoviqëve në Vushtrri, përmendorja në Gazimestan, kalaja në Zveçan, qyteti mesjetar Novo Bërda, fshati Hoqa e Madhe…