75 Mall Live Search
09:02 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Serbia e dëmtuar me vendimin e Kosovës për produktet bujqësore

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiç është i bindur se “tarifat e imponuara” nga Prishtina për importet e disa produkteve nga vendet e CEFTA-s të tërhiqen tërësisht.

“Ne besojmë se vendimi për doganat do të tërhiqet tërësisht, sepse për 14 produkte ky vendim tashmë është rishikuar. Shpresojmë që një vendim i ngjashëm të miratohen shumë shpejt për shtatë produktet e mbetura”, tha Ljajiç, duke shtuar se të gjitha vendet e CEFTA-s do të marrin masa për ato që i konsiderojnë të përshtatshme.

Ljajiç beson se Bashkimi Evropian dhe të gjithë anëtarët e CEFTA duhet të diskutojnë hapur këtë çështje, transmeton Indeksonline

“Ose ne do të shkojmë më tej në procesin e integrimit ekonomik, ose ne do të shkojnë në stagnimin e procesit, për shkak se tjetër vazhdojnë me barriera jotarifore ndaj partnerëve”, është shprehur ai.

Ndryshe, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila udhëhiqet nga ministri Bajram Hasani kishte marrë vendim për mbrojtjen të hiq më pak së 21 produkteve bujqësore. E ky vendim më pas është votuar edhe në qeverinë e Kosovës.

Vendimi i cili ka nxitur reagime të mëdha në shtetet fqinjë sidomos në Serbi dhe Maqedoni po del të jetë frytdhënës për buxhetin e Kosovës.Vetëm në tri ditët e para prej se është marrë ky vendim, vlera e mallrave të importuara për produktet që hyjnë në listën e mallrave për të cilët është vendos masë mbrojtëse në import është 252 mijë euro përfshinë periudhën nga 18-21 korrik 2018.

“Nëse analizojmë vlerën e mallrave të importuara të datës 21.07.2018, dita kur është vendos masë e përkohshme në import me ditën paraprake 20.07.2018, shohim se kemi të bëjmë me uljen e importit për 15%”, thuhet në raportin e MI-së. /Indeksonline/

Temat: