13:19 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Serbia i dorëzohet përsëri Kosovës në sport, kësaj radhe në xhudo (Foto)

Serbia brenda dy dite i është dorëzuar Kosovës dy herë në sport. Pasi mbrëmë nuk luajti në përballjen ndaj Kosovës në hendboll, Serbia sot është dorëzuar edhe në xhudo.

Flaka Loxhës nuk i është paraqitur në gjysëmfinale garuesja serbe duke i mundësuar kosovares finalen pa lojë. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

“Flaka Loxha në finale të Kupës Evropiane për junior! Shënoj dy fitore dhe në ndeshjen gjysëmfinale garuesja e shtetit të Serbisë nuk doli në luftën gjysëmfinale!
Flakës suksese në finale e ne betejat dëshirojmë ti bajmë në tatami si gjithmonë! Politika ska vend në sport!
Erza Muminoviqi në kategorinë 44 kg ka shënuar dy fitore dhe është duke ecur drejt medaljes e sigurt!
Xhudo po vazhdon tutje me suksese,dy medalje sot po vijnë për shtetin tonë të ri” shkruan Kuka në Facebook./Indeksonline/