10:33 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / C E

Serbia në telashe para ndeshjes me Skocinë

Serbia ka pësuar një goditje masive vetëm disa orë para ndeshjes së tyre me Skocinë.

Kapiteni i Crystal Palace, Luka Milivojevic ka dalë pozitiv me koronavirus, shkruan Indeksonline.

Skocezët përballen me serbët sonte në Beograd, por nikoqirët janë në telashe pasi u informuan mesfushori i tyre 29-vjeçar, i cili ka 38 paraqitje për vendin e tij, rezultoi pozitiv pasi mbërritën në vendin e tij.

Ai dje bëri një test të tjetër i cili ishte gjithashtu pozitiv.

Milivojevic u transferua në shtëpi mbrëmë dhe do të izolohet për 14 ditë në vendlindjen e tij. /IndeksOnline/