13:18 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Serbia vazhdon propagandën për tërheqjet e njohjeve të Kosovës

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në vizitë ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Burundit, AlenaA Emeom Njamitveom, të cilëve, sipas mediumit serb “Tanjug.rs” ai edhe iu ka shprehur mirënjohje për vendimin e tyre për të tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Më tej, sipas tyre, Vuçiq përmes Njamitveom, i ka dërguar një letër mirënjohjeje edhe presidentit të Burundit, PJer Kurunziz./Indeksonline/