12:07 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sergio Ramos kërkon medalje olimpike

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka një plan të ri në kokën e tij.

Sipas “El Mundo Deportivo” ai dëshiron të luajë në Lojërat Olimpike gjatë verës së vitit 2020.

Rregullorja do të lejonte një gjë të tillë pasi që, baza e ekipit është U21, tre lojtarë mund të luajnë edhe mbi moshën 23- vjeçare.

Edhe pse në Spanjë nuk ka qenë gjëja e zakonshme, yjet e vendeve të tjera kanë qenë dhe e kanë arritur atë.

Në vitin 2016, Neymari mori pjesë në Lojërat e Rios me Brazilin dhe mori medaljen e arit në shtëpi, një sukses që Ramosi dëshiron ta përvetësojë në Tokio. /IndeksOnline/