11:10 / E Martë, 13 Prill 2021 / Blerim

Sergio Ramos rezulton pozitiv me Covid-19

Skuadra e Real Madridt përmes një komunikate ka treguar se ka raste pozitive.

Futbollisti që është infektuar me virusin e njohur, Covid-19 është Sergio Ramos, shkruan IndeksOnline

Ramos është testuar së bashku me gjithë ekipin dhe është lojtari i vetëm që ka rezultuar pozitiv. Spanjolli do të qëndroj në karantinë për 2 javë.

Kapiteni i Real Madridit do të mungoj ndeshjen e nesërme ndaj Liverpoolit, e vlefshme për ndeshjen e dytë çerekfinale të UEFA Champions League./IndeksOnline/