12:06 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Seria A e ndien “dhimbjen” e pandemisë, 9 futbollistë të lënduar

Seria A po rikthehet, por klubet janë në gjendje jo të mirë fizike në këtë kohë.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, nëntë lojtarë të ekipeve të para janë të lënduar, shkruan Indeksonline.

Shumica prej tyre kanë probleme muskulore, kjo si pasojë e pauzës së gjatë për shkak të pandemisë.

Në mesin e lojtarëve është edhe Ibrahimoviqi që ka pësuar një lëndim në stërvitjet e para me klubin. /IndeksOnline/