10:38 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Serie A me plan të rikthimit, me 4 maj nisin stërvitjet, më pas kampionati

Klubet e Seria A presin dekretin e Kryeministrit të ri Conte i cili do të dal me plan të ri për vendin. Në këtë plan pritet të merret një vendim i ri edhe për futbollin.

Sipas gjitha gjasave, rifillimi i stërvitjeve të skuadrave do të fillojë me datë 4 maj. Para nisjes së stërvitjeve, të gjitha skuadrat në qendrat e tyre stërvitëse do të iu nënshtrohen testeve mjekësore.

Në bazë të këtij plani, rifillimi i kampionatit pritet të ndodhë me 31 maj ose 3 qershor.

Për të gjitha skuadrat është paraparë një lloj blindimi dhe lojtarët do ti nënshtrohen një rregulli agresiv për të shmangur kontaktet më të tjerët.

Ndeshjet do të luhen pa tifozë, me një orar emergjent dhe kampionati të përfundojë gjatë verës./Indeksonline/