20:09 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Serie A rinis me këto dy ndeshje, publikohet kalendari

Është publikuar pasditen e sotme kalendari i Serie A. Të gjitha 124 ndeshjet e mbetura do të luhen në oraret 17:15, 19:30 dhe 21:45 për shkak të temperaturave të larta që parashikohen gjatë javëve në vijim.

Kampionati italian rifillon më 22 qershor me ndeshjet Lecce – Milan dhe Fiorentina – Brescia.

Ndërkohë, derbi që mund ta vendos fatin e titullit mes Juventusit dhe Lazios do të luhet më 20 korrik në orën 21:45.

Image