19:41 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Serie A zgjedh më të mirët për sezonin 2022/2023

Kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të kampionatit, Lega Serie A ka zgjedhur më të mirët për sezonin 2022/2023.

Në mesin e çmimeve të ndara janë futbollisti më i miri nën 23 vjeç, portieri, mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi më i mirë i sezonit, shkruan IndeksOnline.

Gjithashtu është ndarë çmimi për trajnerin më të mirë të vitit dhe MVP e sezonit.

Fituesit e çmimeve:

Më i miri nën moshën 23-vjeç: Nicolo Fagioli (Juventus)

Portieri më i mirë : Ivan Provedel (Lazio)

Mbrojtësi më i mirë: Minjae Kim (Napoli)

Mesfushori më i mirë: Nicolo Barella (Inter)

Sulmuesi më i mirë: Victor Osimhen (Napoli)

Trajneri më i mirë: Luciano Spallettti

MVP i sezonit: Khvicha Kvaratskhelia

‘’Më të mirët u zgjodhën duke marrë parasysh analizën e avancuar të “Stats Perform”, të krijuar nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin “Haëk-Eye”. Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 me “K-Sport” dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhëna statistikore dhe ngjarje teknike, por edhe të dhëna pozicionale. Kjo bën të mundur analizimin e aspekteve thelbësore si lëvizja pa top dhe rrjedhimisht lëvizjet optimale, zgjedhjet e lojës dhe kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës. Për llogaritjen përfundimtare janë konsideruar të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A (përveç xhiros së 38-të)”, thuhet në komunikatën e Lega Serie A./IndeksOnline/