20:23 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sevilla merr kreun e La Ligas, pret gabimin e Barcelonës

Sevilla do të jetë në krye të La Ligas për të paktën dy orët e ardhshme.

Andaluzianët mposhtën Celta Vigon me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së tetë të La Ligas, shkruan indeksonline.

Sarabia dhe Ben Yedder shënuan për Sevillën ndërsa golin e vetëm për Celtan e shënoi Boufal.

Me këtë fitore, Sevilla është në vendin e parë me 16 pikëm një më shumë se Atletico Madrid dhe dy më shumë se Barcelona, Real Madrid, Alaves dhe Espanyol që kanë nga 14 pikë.

Barcelona nga ora 20:45 do të luaj kundër Valencias. /IndeksOnline/