75 Mall Live Search
20:22 / E Martë, 23 Qershor 2020 / C E

Sezoni i parë në Superligë, Ferizaj shpallet Kampion

KHF Ferizaji është shpallur kampion i Kosovës në hendboll për sezonin 2019/20.

Në finalen e dytë finale të zhvilluar në palestrën “Dresha”, vajzat e KHF Istogut fituan 27-26 por që nuk ishte e mjaftueshme, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen e parë, Ferizaj kishte fituar me rezultat më të thellë, 34-29 për të dalë triumfues.

Ky është sezoni i parë i KHF Ferizaj në Superligë dhe del kampion me herën e parë që garon.

Në gjysmëfinale të play-offit, Istogu e eliminoi Prishtinën kurse Ferizaj me përmbysje të madhe në ndeshjen e dytë eliminoi Vushtrrinë. /IndeksOnline/