17:21 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sezoni i tretë “mace e zezë” për Mourinhon

Jose Mourinho i njohur me nofkën “Special One” është prej trajnerëve më të spikatur dhe ndër më të trofeshmit në botën e futbollit. Por trajneri portugez gjatë gjithë karrierës së tij ka pasur një problem, transmeton Indeksonline.

Mourinho në të gjitha ekipet që ka udhëhequr ka arritur të qëndrojë vetëm tre sezone.  Fillimisht kur ishte trajner i gjigantit portugez, Porto pas sezonit të tretë u largua për t’u bërë trajner i Chelseas.

Tek ekipi londinez, pas tre sezoneve në sezonin e katërt vendosi të largohej me vet dëshirë . Pastaj ju bashkua ekipit italian Inter.

Në Inter qëndrojë vetëm dy sezone dhe u largua për tek Real Madrid. Tek ‘Los Blancos’ qëndrojë tre sezona dhe u kthye përsëri tek Chelsea.

Pas dy sezoneve te Chelsea u largua në gjysmën e sezonit të tretë. Pas një pushimi mori drejtimin e Manchester United. Ku për momentin është në sezonin e tretë dhe nuk po kalon në formë të mirë. A do të arrijë ta thyej këtë mit portugezi apo do të vazhdojë. /Indeksonline/