23:21 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sfeçla-Ymerit: Deklarohuni a jeni pronar të Vetëvendosjes?!

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka reaguar në drejtim të liderit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, pas deklaratave të tij për përçarjet brenda partisë.

Sfeçla me këtë rast ka thënë se është kërkuar të mbahet mbledhja e kryesisë, e ajo është shtyrë, e që sipas tij demokracia e brendshme nuk jetësohet duke u anashkaluar procedurat, mbledhjet dhe rregullat, transmeton Indeksonline.

Deputeti Sfeçla ka thënë po ashtu se disa individë duan t’ia imponojnë qëndrimet dhjetëramijëra aktivistëve.

Ky është postimi i plotë:

Demokracia e brendshme nuk jetësohet duke e anashkaluar procedurat, mbledhjet dhe rregullat që kemi zbatuar çdo herë.

Ne kemi kërkuar të mbajmë mbledhje të kryesisë e ato janë shtyrë apo nuk janë mbajtur. E këtë besoj tashmë e kanë lexuar të gjithë në letrën që i kam drejtuar kryesisë.

Tash dëgjuam në TV sesi as Këshilli i Përgjithshëm nuk duhet të mbahet tash por në një kohë tjetër.

U tha se nuk është i dobishëm diskutimi në Këshill të përgjithshëm. E po ashtu këtë diskutim nuk e ka bërë asnjëherë më parë në mbledhje të kryesisë por sot e pamë në TV.

E si. përmes të ashtuquajturave rrugë konsensuale?
Si? Albini nuk bën e unë, Visari ndoshta …

Disa individë dojnë t’ia imponojnë qëndrimet dhjetramijëra aktivistëve. Le të flasin këta dhjetramijëra aktivistë, në këshillin e përgjithshëm përmes delegatëve të tyre, e veç e veç përmes votës në zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes. Kurse këta të deklarohen a janë pronarë, a kanë drejtë vetoje apo të drejtë shantazhi.