14:58 / E Premte, 09 Nëntor 2018

Sfida e re “61 ditë” në Angli për të zbuluar,përfitimet shëndetësore të ushtrimeve

Në Angli ka filluar një sfidë e re që zgjat 61 ditë dhe për qëllim ka që të nxjerrë të mirat shëndetësore të ushtrimeve.

Gjatë këtyre 61 dite ju duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsirat dhe cigaret, transmeton Indeksonline.

Përveç kësaj ju duhet të ushtroni 4 ose 5 ditë në javë nga 45 minuta. Ushtrimet nuk janë të caktuara.

Specialisti i Mjekësisë së Brendshme Seth Clohosey beson që brenda 61 dite njeriu mund të bëjë ndryshime rrënjësore në jetën e tij.

“61-shi ishte zgjedhur me arsye. Kjo është një mundësi për të zhvilluar një model…zakonisht për sa kohë duhet për të bërë një ndryshim kuptimplotë në jetën tuaj” tha Seth Clohosey./Indeksonline/