17:39 / E Diele, 29 Tetor 2023 / C E

Shabanhaxhaj shënon gol në barazimin e Muras

Dardan Shabanhaxhaj ka arritur në shifrën e gjashtë golave në elitën e Sllovenisë.

Të dielën ai realizoi golin e vetëm për Muran që luajti 1:1 në udhëtim me Radomljen. 22-vjeçari shënoi për 1:0 në minutën e 25-të.

E kompletoi ndeshjen në sulm. Në 13 paraqitje, Shabanhaxhaj i ka edhe dy asistime.

Mura ka 15 pikë nga 13 ndeshje dhe mban vendin e gjashtë në kampionatin e Sllovenisë.