15:40 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shaip Kamberi: Ose bashkohen Presheva, Bujanoci e Medvegja, ose asnjëra

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka marrë pjesë në takimin e trupit koordinues për komunat, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kamberi ka thënë para të pranishmëve se nuk ka zgjidhje të pjesshme, por ose do të bashkohen të gjitha komunat, ose asnjëra.

“Qëndrimi ynë është se nuk ka zgjidhje të pjesshme. Nuk ka mundësi që të jetë pjesë këmbimi vetëm Presheva, por duhet të jenë të gjitha, ose asnjëra” ka thënë Kamberi./Indeksonline/

Temat: