19:46 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Shakaja pa kripë, gruaja “hedh në plehra” 35 mijë dollarë ushqime pasi kolliti mbi to

Një grua kolliti afër disa produkteve ushqimore me vlerë 35 mijë dollarë në një dyqan në Pennsylvania.

Ajo mund të dënohet për kollitjen me qëllim mbi ushqimin në një situatë delikate me përhapjen e COVID-19 në të gjithë botën.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, hyri në një supermarket në Hannover Toënship dhe filloi të kollitej mbi të gjithë produktet e mishit, bulmetit dhe të bukës.

Punonjësit e sigurimit e nxorrën jashtë zonjën dhe njoftuan menjëherë policinë.

Këta të fundit arritën ta arrestojnë atë vetëm pas disa orësh dhe e lanë në paraburgim.

Ata shprehen se ajo do të përballet me akuzat e thyerjes së masave të sigurisë dhe kontaminimin e produkteve ushqimore.

Më parë ajo do të testohet nëse është e infektuar nga COVID-19.

Pronari i supermarketit deklaroi se të gjitha produktet me vlerë 35 mijë dollarë do të hidhen ne plehra.