14:06 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / A. A

Shala ende pa klub, Challandes mund të mos e ftojë

Në dhjetor të vitit 2020, Herolind Shala i dha fund karrierës te ekipi norvegjez Valerenga pas qëndrimit dy vjeçar.

Mesfushori kosovar që dy muaj është në kërkim të një ekipi të ri.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që situatë mund të ndikojë që trajneri Bernard Challandes të mos e ftojë për ndeshjet e marsit, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës.

29 vjeçari, ka zhvilluar 23 paraqitje me ‘dardanët’ në të gjitha garat.

/Indeksonline/

Të fundit