14:46 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shanghai Masters: Edmund triumfoi ndaj Krajinovic

Britaniku, Kyle Edmund pas një testi të vështirë ka mposhtur Filip Krajinovic, 7-5, 6-3 në raundin e parë të Shanghai Masters.

Edmund ishte në disavantazh, 4-2 dhe pas pushimit, e ktheu ndeshjen në favorin e tij.

Ai e mori ndeshjen në kontroll duke barazuar me rezultat, 4-4.

Një pushim në ndeshjen e tetë ishte i mjaftueshëm për numrin 14-t të botës, Edmund, në setin e dytë, ku ai mposhti Krajinovic për një orë e 31 minuta./IndeksOnline/