Edmund vazhdon tutje në Shanghai Masters
Numri një i Britanisë, Kyle Edmund u transferua në fazën e 1/16-tës së Shanghai Masters me një fitore ndaj italianit, Andreas Seppi.
Edmund, i rankuar në vendin e 14-t në botë, arriti ta fitojë këtë përballje me rezultat, 6-3, 6-4 për një orë e 20 minuta.
Përballja e ardhshme e 23-vjeçarit është me kilianin, Nicolas Jarryn.
Ndërsa, gjermani, Alexander Zverev është gjithshtu i kualifikuar pas fitores ndaj gjeorgjianit, Nikoloz Basilashvili, 7-5, 6-4./IndeksOnline/