09:10 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shantazhuan një femër me publikim të fotove, arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të cilët dyshohen se kanë shantazhuar një femër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kishin shantazhuar me publikimin e disa fotografive  diskredituese të viktimës femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas  intervistimit  janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/