17:17 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Shaqa paralajmëron skuadrën e re, po ikë nga Stoke me dëshpërim!

Xherdan Shaqiri ka paralajmëruar për herë të parë largimin nga Stoke City në fund të sezonit. Ylli kosovar ka thënë se në fund të këtij edicionit mund të lë Stoken, por që sipas tij ai do të jap gjithçka që kjo skuadër të mbetet në Premierligë.

“Nuk pranova të luaj me Zvicrën vetëm për të qenë në maksimum i gatshëm për Stoke. Këtu nuk vlerësohem shumë, pavarësisht se mundohem të jap gjithçka nga vetja. Do të bëj çfarë të mundem që kjo skuadër të mbetet në Premierligë, por jam i hapur më pas në tregun e transferimeve” ka thënë Shaqiri./Indeksonline/

Temat: