75 Mall Live Search
21:46 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / Gj Sh

Shaqir Palushi reagon ashpër pas humbjes së Yllit: Nëse s’ka zemër, hiqeni fanellën!

Biznesmeni i njohur nga Suhareka, Shaqir Palushi ka reaguar ashpër pas humbjes së klubit basketbollistik Golden Eagle Ylli në ndeshjen e sotme ndaj Boras.

Palushi thotë që ka 10 vite si mbështetës dhe sponzor i klubit, derisa permend fakrin se është klubi me buxhetin më të lartë në Superligë, por nuk ka rezultate të mira, shkruan IndeksOnline.

Ai ka kërkuar që ata të cilët nuk kanë zemër, është mirë të heqin dorë nga kjo fanellë.

Postimi i plotë:

Si mbështetës për më shumë se 10 vite i KB Golden Eagle Ylli, sot nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim ndaj lojtarëve, trajnerit dhe ekipit në përgjithësi.

Ky është ekipi me buxhetin gati më të lartë në Superligë, por me rezultate pothuajse më të dobëta.

Ky rezultat nuk përfaqëson potencialin e skuadrës, e aq më pak në 50-vjetorin e klubit.

Nëse nuk ka vullnet për lojë dhe sukses, atëherë duhet të ketë vullnet për të liruar vendin për ata që janë të gatshëm të japin gjithçka për këtë fanellë.

Nuk mund të tolerohet më zhgënjimi i tifozëve dhe i sponsorëve të shumtë që për vite me radhë kanë kontribuar dhe vazhdojnë ta mbështesin klubin.

Suhareka dhe “Xhebrailat” meritojnë më shumë.