22:27 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shaqiri asist, Liverpooli mposht Torinon

Liverpooli ka mposhtur Torinon me rezultat 3-1 në ndeshjen miqësore.

Skuadra e Jurgen Klopp ishte më e mirë ndaj skuadrës italiane.

Xherdan Shaqiri luajti në pjesën e dytë ku edhe kontriboi me asist në golin e fundit të shënuar nga Sturidge.

Liverpooli kaloi në epërsi në minutën e 21-të me golin e Firmino ndërsa dyfishoi Wijnaldum tre minuta më vonë.

Torino ngushtoi rezultatin me golin e futbollistit më të mirë të skuadrës, Andrea Belloti.

Golin e tretë për Reds e shënoi Sturidge pas asistit nga Shaqiri. /IndeksOnline/