22:29 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri bëhet shkak, Mourinho “paketon” valixhet

Jose Mourinho mund t’i ketë orët e njehura në krye të Manchester United.

Pas humbjes nga Liverpooli, Djajtë e Kuq pritet ta largojnë nga detyra trajnerin portugez që dështoi ta rikthej në krye klubin më të trofeshëm të Anglisë.

Legjenda e United, Gary Neville ka thënë se ish-skuadra e tij do të shkarkoj “The special one”, shkruan Indeksonline.

“A do të largohet Mourinho? Unë mendoj se do të ndodhë. Preferenca ime do të ishte gjithmonë të shkonte deri në fund të sezonit. Por salla e bordit është kaq naive, është e pabesueshme”.


“Për t’i dhënë atij një kontratë të zgjatur, duke e njohur ciklin e tij çdo tre vjet, ishte e pabesueshme. Nga koha kur ai u kthye nga sezoni i parë klubi ishte jashtë kontrollit”.


“18 muaj ai është i dyti në ligë, atëherë ju duhet ta mbani të uritur”.


“Agjentja e tij ishte jashtë javën e kaluar, në konferencat e shtypit ata nuk e dinë se çfarë do të thotë tjetër, dhe ata nuk dinë se çfarë të bëjnë me të.”


“Problemi që ata do të kenë tani është se shkarkimi i tij do të kushtoj shumë”.


“Nuk është thjesht aq e lehtë sa të thuash ‘le të heqim qafe menaxherin’ sepse Manchester United ka nevojë për një rivendosje dhe nuk është vetëm menaxheri”.


Xherdan Shaqiri ishte shkaktari kryesor i kësaj humbje të Manchester United. /IndeksOnline/