16:37 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / Blerim

Shaqiri: Kam punuar shumë për t’u rikthyer!

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri luajti mbrëmë për skuadrën e Liverpoolit ndaj Aston Villës, në një ndeshje të zhvilluar për FA Cup.

Shaqiri u tregua fantastik në fitoren 1:4 të Liverpoolit ku edhe asistoi në dy golat e fundit, shkruan IndeksOnline

Ai pas ndeshjes tha se duhet të qendrojë pozitiv dhe se ka stërvitur shumë dhe është i gatshëm për lojë.

“Është e rëndësishme të qëndrojmë pozitiv dhe të krijojmë sa më shumë raste, e kësisoj të shënojmë edhe më shumë.

“Kam punuar shumë për tu rikthyer, tani jam shumë i lumtur që po luajë me skuadrën. Unë po mundohem që të ndihmojë bashkë lojtarët dhe të fitojmë ndeshjet”, tha ndër të tjera Shaqiri.