10:26 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shaqiri mori shumë vëmendje nga tifozët e Liverpoolit për paraqitjen e tij kundër Islandës

Tifozët e Liverpoolit nuk kanë parë ende shumë nga Xherdan Shaqiri në fanellën e ”Të Kuqëve”.

I transferuar nga Stoke për 13 milionë funte këtë verë, reprezentuesi zviceran pritej të ishte vetëm rezervistë për Jurgen Klopp.

Pas një para-sezoni premtues, 26-vjeçari ka qenë i frustruar me minutazhin e kufizuar deri më tani në Liverpool.

Ai ka luajtur vetëm 27 minuta në katër ndeshjet e para të Liverpoolit në sezonin e ri në Premier League, transmeton IndeksOnline.

Por, paraqitja e tij në ndeshjen e Zvicrës përballë Islandës mund ta ndryshojë gjendjen e Shaqirit shumë shpejt.

Tifozët e Liverpoolit e kanë vëzhguar Shaqirin në këtë ndeshje dhe ai nuk i zhgënjeu ata duke dhuruar një paraqitje të mrekullueshme.

Zvicra e Shaqirit fitoi ndaj Islandës me rezultat, 6-0. Dhe Shaqiri ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në fushë.

Nga gjuajtja e lirë e akorduar prej Shaqirit, Denis Zakaria shënoi për rezultatin, 2-0.

Dhe më pas, ai u përfshi në listën e top-golashënuesve pas golit të bukur nga gjuajtja e lirë.

Paraqitja e Shaqirit i ka eksituar tifozët e Liverpoolit dhe tani ata e dinë se çfarë gjilanasi mund të sjellë në skuadrën e tyre./IndeksOnline/