08:50 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vepra artistike e Dembeles: Presion dhe vrapim i ”çmendur” prej 50 metrash për të shënuar gol

Pavarsisht disa problemeve disiplinore kohëve të fundit, Ernesto Valverde ia besoi vendin e titullarit Ousmane Dembeles mbrëmë.

Dhe sulmuesi francez ia shpagoi besimin vetëm pas shtatë minutash lojë në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Tottenhamit.

Ish-anëtari i Dortmundit ia dhuroi Barcelonës epërsinë në minutat e para të ndeshjes me një ”vepër artistike”, transmeton IndeksOnline.

Dembele, i cili u vonua dy orë në stërvitjen e së dielës, ua mbylli gojën kritikëve, duke dhuruar një paraqitje impresive mbrëmë në ”Camp Nou”.

Te momenti i golit, ai shmangi presionin e mesfushës së Tottenhamit dhe shfrytëzoi siç duhet gabimin e Walker-Peters.

Një vrapim i pandalshëm nga ai prej 50 metrash e vendosi atë në zonën e rrezikshme të Spurs, ku ai shënoi pa problem ndaj Hugo Lloris./IndeksOnline/