09:18 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri në Liverpool? Flet ish-trajneri i Bayernit: Hap i rëndësishëm në karrierën e tij

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Stoke City gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ylli kosovar që luan për Zvicrën kaloi në një sezon të mirë individual, por katastrofal me ekipin e Stokes, e cila ra nga Premierliga për në Championship, shkruan IndeksOnline.

Shumë klube tani janë të interesuar për shërbimet e Shaqirit. Ndër skuadrat e para që kanë bërë ofertë në drejtim të tij, janë Liverpool dhe Everton.

Për kalimin e Shaqes në “Anfield”, ka folur ish-trajneri i Bayern Munchen, Ottmar Hitzfeld.

69-vjeçari thotë se ndihet shumë keq që Shaqiri u largua nga Bayerni në vitin 2015, kurse Liverpooli mund të jetë një skuadër e mirë për të!

“”Nëse keni një mundësi të luani në Liverpool, ju duhet t’i përdorni ato. Do të ishte një hap i mirë në karrierën e tij”, tha Hitzfeld.

“Por ju mund të uleni në stol pasi në këtë ekip luajnë, Mane, Salah dhe Firmono? Po, sigurisht. Por, ai është në gjendje të mbizotrojë kudo me cilësinë e tij. Kam ende keqardhje që ai ka ikur nga Bayerni”, vazhdoi trajneri i njohur.

Shaqiri pritet që pas Kampionatit Botëror të vendos për të ardhmen. Ai te Stoke qëndroi tri sezone, duke zhvilluar afro 100 paraqitje. Kujtojmë që më parë Shaqa luajti për skuadrat, si; Basel, Bayern dhe Inter./IndeksOnline/