13:19 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Shaqiri uron vendimin e Hadergjonajt për të luajtur për Kosovën

Futbollisti i spikatur, Florent Hadërgjonaj, pjesë e skuadrës së Ligës Premiere të Anglisë, Huddersfield Toën, javë më parë është pajisur me pasaportë të Kosovës.

Florenti deri tash ka luajtur me të gjitha ekipet e grupmoshave të Kombëtares së Zvicrës, por në fund vendosiqë t’i bashkohet ekipit të “Dardanëve”.

Këtë vendim e të tij e ka përshendetur edhe ylli shqiptar Xherdan Shaqiri.

Nëpërmjet një komenti tek fotoja e Hadergjonaj, Shaqiri i uron suksese mbrojtësit të ri të Kosovës.

“Shume suksese broksi, ishalla me shumë shëndet. Fully deserved (plotësisht e merituar)” ka shkruar futbollisti i Liverpoolit. /IndeksOnline/