Shaqiri, Zeqiri…Zvicra niset për Serbi me një mungesë tjetër të madhe

Pas Xherdan Shaqirit e Andi Zeqirit, Zvicra të niset për Serbi edhe me një mungesë tjetër. Breel Embolo ka pësuar lëndim në stërvitjen e sotme dhe nuk do të jetë i gatshëm për lojë.
“Breel Embolo duhet të largohet nga kampi kombëtar për shkak të problemeve në gju dhe do të kthehet te Monaco” thuhet në njoftimin e Federatës së Zvicrës.

“Helvetikët” do të takohen me Bjellorusinë në kualifikueset e Kampionatit Evropian në ndeshjen që luhet në Novi Sad të Serbisë.
Më pas Zvicra luan të martën në Gjenevë kundër Izraelit./Indeksonline/