20:19 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Sharp me telefon të palosshëm vertikalisht

Muajin e kaluar u shfaq patenta e kompanisë Sharp, në të cilën përshkruhej telefoni i palosshëm në mënyrë vertikale, ndërsa tash ka më shumë detaje rreth pajisjes.

Telefoni ka një panel AMOLED prej 6.18 inç me një rezolucion 3040 x 1440p dhe një prerje të madhe.

Sharp pohon se pajisja është në gjendje të përballojë 300,000 lakime, kështu që përdorimi afatgjatë nuk do të jetë një problem.

Zyrtarët e kompanisë besojnë se do të ketë interes të madh në këtë pajisje, pasi ofron përfitime të mëdha kur është fjala për bartje, transmeton KosovaPress.

Sharp pret që të ketë sukses në komercializimin e këtij formati brenda pak vitesh.